Turistët e huaj po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, veçanërisht në veri të vendit.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në muajin prill, numri i netqëndrimeve në rajonin e veriut u dyfishua, krahasuar me një vit më parë.
Ndryshim ka pësuar edhe profili i atyre që vijnë për të vizituar veriun e vendit, shkruan a2cnn.
Ndërkohë operatorët kërkojnë më shumë angazhim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për të thithur më shumë turistë.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i turistëve që hynë në vend në prill u rrit me mbi 35 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Comments are closed.