Take a fresh look at your lifestyle.

Tottenhami e nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë – Lajmet e fundit



Tottenhami e nis me fitore të thellë sezonin e ri në Premier Ligë


Sport
August 06, 2022 – 18:08

Lajmet e fundit nga Sporti

Tottenham ka fituar ndeshjen ndaj Southampton.


Me rezultat 4:1 e filloi sezonin e ri ‘Spurs’ ndaj Southamptonit.


Ekipi i Antonio Contes ishin fillimisht në disavantazh, pasi të parët shënuan mysafirët.


Në minutën e 12` ishte James Ward-Prowse që shënoi një supergol në portën e Hugo Lloris.


Por, goli i pësuar duket se vetëm motivoi ekipi e Tottenham, pasi ata arritën të rikthejnë rezultatin.


Në minutën e 21` shënoi Ryan Sessegnon për të barazuar shifrat në 1:1.


Në të 31` ishte Eric Dier që i dhuroi avantazhin ‘Spurs’, pas asistimit nga Son Heung-min.


Pas dy golave të shpejtë, ekipi londinez po kërkonin edhe të tretin, por nuk u treguan të saktë.


Në anën tjetër mysafirët përveç golit, nuk rrezikuan më shumë Tottenhamin.


Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 2:1 për vendasit.


Pjesën e dytë e filluan më mirë ekipi i Contes, pasi gjetën golin edhe dy herë të tjera.


Ishte Mohammed Salisu që shënoi, por në portën e tij në minutën e 61` të ndeshjes.


Dejan Kulusevski u përkujdes për rezultatin final të takimit, me golin në minutën e 63`.


Kështu Tottenham me këtë fitore arkëton tri pikët e plota.


Comments are closed.