Take a fresh look at your lifestyle.

EULEX-i do të shtojë patrullimet në Ujman pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës – Lajmet e fundit



EULEX-i do të shtojë patrullimet në Ujman pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës





Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar për sulmin e sotëm në Ujman ndaj Policisë së Kosovës.


Ai tha se për shkak të këtyre sulmeve, misioni i tij do t’i shtojë patrullimet.


“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë”, tha Wigemark.


Comments are closed.