Take a fresh look at your lifestyle.

​Tremendous Rrahmani! Napoli poshtëron Juven

Napoli poshtëroi 5-1 Juventusin dhe vijon rrugën drej titullit kampion. Një ndeshje spektakolare e luajtur me intensitet të lartë në “Maradona”. Shkëlqeu edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që shënoi në momentet më të rëndësishme të ndeshjes duke rikthyer qetësinë tek të tijtë në një kohë kur bardhezinjtë e Alegrit pretendonin për një rezultat pozitiv.

Pas tetë ndeshjes pa pësuar asnjë gol, Juve iu dorëzua Napolit. Rezultati në fund dëshmoi për diferencat e ekipeve. Ekipi i Spalletit është i qartë në fushë, vrapon dhe i saktë para portës kundërshtare. Karakteristika të një ekipi kampion. Napoli thellon diferencën në 10 pikë me Milanin që ka një ndeshje më pak.

Luhej minuta e 4 pas një aksioni të shpejtë të napolitanëve, Kvaratskhelia gjuan por gjen përgjigjen e Szczesny. Osimhen ndjek aksionin dhe shënon me kokë për golin e parë.

Në minutën e 39-të Napoli shënon për 2:0. Pas një topi të gjatë nga e djathta, Osimhen ul bukur për Kvaratskhelia i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, mbrojtja e Napolit nuk arrin të largojë një top në zonë dhe Milik i jep Di Marias asistin perfekt për 2:1.

Pjesa e dytë nis me besimin që Juve mund të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Mirëpo ne minutën e 55-të në skenë del Rrahmani. Pas një goditje nga këndi, topi shkon te kapiteni i Kosovës i cili lëshon një predhë drejt portës duke çuar shifrat në 3-1.

Në minutën e 65-të tjetër aksion i dyshes Kvaratskhelia- Osimhen, me këtë të fundit i cili finalizon me kokë duke mposhtur portierin e Juves për 4:1.

Në të 76-ën Elmas bën gjithçka në krahun e djathtë dhe pasi shmang një mbrojtës lëshon një gjuajtje që devijohet dhe mposht Szczesny për rezultatin final 5-1.

30 maji 1993 ishte hera e fundit që Juventusi pësonte 5 gola në Serinë A, asokohe ndeshja përfundonte me rezultatin 1-5 kundër Peskarës.

Comments are closed.