Take a fresh look at your lifestyle.

U gjet e vdekur në tualetin e shtëpisë në Zvicër, gjilanasja dyshohet se u vra nga bashkëshorti – Lajmet e fundit



U gjet e vdekur në tualetin e shtëpisë në Zvicër, gjilanasja dyshohet se u vra nga bashkëshorti




Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mediat zvicerane në lidhje me ekonomisten nga Kosova, Shqiponja Isufi, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.


Mediat në Zvicër shkruajnë se viktima u gjet në tualet mëngjesin e së dielës dhe prokuroria dyshon për një vrasje.


Gjithashtu bëhet e ditur se një i dyshuar ka përfunduar në prangat e policisë të hënën e kësaj jave. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.


Kur zonja që punonte për mirëmbajtjen e shtëpisë shkoi në shtëpi, ajo nuk iu besoi syve kur pa shiritin e policisë në derë, e më pas mori vesh për vdekjen e saj.


“Zot i madh, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.


Hetuesit ngritën dyshime rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.


Si rezultat i hetimeve është arrestuar një shtetas zviceran 47-vjeçar nga Maqedonia. I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatë që i dyshuari të mbahet në paraburgim.


Viktima punonte për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran. /gazetashqip


Comments are closed.