Take a fresh look at your lifestyle.

Koreja e Veriut lëshon dy raketa të tjera balistike – Lajmet e fundit



Koreja e Veriut lëshon dy raketa të tjera balistike


Bota
October 01, 2022 – 11:23

Koreja e Veriut lëshoi ësot dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në brigjet lindore, raporton Reuters.


Dy raketa me rreze të shkurtër veprimi u lëshuan nga Sunan, në veri të Phenianit, kryeqyteti i Koresë së Veriut, tha në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak i Koresë së Jugut.


Ishte nisja e katërt e Phenianit në një javë, duke rritur tensionet në Gadishullin Korean, ku marina e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë zhvilluan stërvitje të përbashkëta kundër nëndetëseve, për herë të parë që nga viti 2017.


Koreja e Veriut lëshoi ëraketa para dhe pas vizitës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Korenë e Jugut, duke shtuar një numër rekord të testeve të armëve këtë vit.


Duke shënuar 74 vjetorin e forcave të armatosura të Koresë së Jugut, Presidenti Yun Suk-yeol dënoi ato që ai i quajti provokimet e fundit ushtarake të Koresë së Veriut dhe u zotua të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut për shkak të testeve të saj me raketa balistike dhe bërthamore. /euronews


Comments are closed.