Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Cen Aliçkaj – Lajmet e fundit



Vdes ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Cen Aliçkaj




Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.


Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.


Sipas Haradinaj  Aliçkaj ka qenë ndër të parët që i është bashkuar UÇK-së.


Haradinaj gjithashtu ka thënë se ai ishte një prej luftëtarëve më të zotë në Dukagjin.


“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!”, ka shkruar Haradinaj.


“Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri. Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen!”


Comments are closed.