Foto: Ilustrim
Policia njofton se si pasojë e rrokullisjes së traktorit ka vdekur një burrë në Kamenicë dhe lëndime trupore ka pësuar djali i viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE AKSIDENTALE/ Kamenicë, 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij, viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Comments are closed.