Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes një foshnje në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit



Vdes një foshnje në Spitalin e Pejës




Në Spitalin e Pejës mbrëmë është lindur një foshnje pa shenja jete, teksa nëna ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.


Lidhur me rastin, babai i viktimës, është ankuar në polici, për shkak se stafi mjekësor nuk ka lejuar që trupi i pajetë i foshnjës t’u dorëzohet familjarëve.


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se ‘’foshnja viktimë mund të merret të nesërmen’’.


Siç tha Gashi për klankosova.tv, ankesa nga prindërit është bërë pasi reparti i Gjinekologjisë nuk ka lejuar familjen që trupi i pajetë i foshnjës të merret menjëherë mbrëmë.


Megjithatë, ai tha se nuk është në dijeni rreth arsyes se pse edhe sot nuk iu është dorëzuar familjes trupi i foshnjës, por se kanë kërkuar informata nga spitali i Pejës.


Gashi tha se prokurori dhe inspektorët sanitarë kanë vendosur që të vazhdohet me hetime.


Comments are closed.