Take a fresh look at your lifestyle.

Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet motra: Më tha se po e kërcënonin – Lajmet e fundit



Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet motra: Më tha se po e kërcënonin




Motra e Martin Çeços, që u gjet i vrarë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq thotë se 26-vjeçari prej disa ditësh ndihej i kërcënuar nga personat që në fund i morën jetën.


“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mrzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcënonin”.


Lidhur me dyshimet se krimi ka ardhur për motive banale, Katerina ajo tregon për Top Channel:


“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë”.


Ndërkohë, një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte. “Jetonin me djerse dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu. Jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, thotë ajo.


Zhdukjen e Martin Çeços e denoncoi i ati, ndërkohë që pas kërkimeve, trupi i pajetë i të riut u gjet të rezervuarin e fshatit Kolanec. Viktima ka pasur shenja në fyt, ç’ka bëri prokurorinë të hetojë dhe pistën e vrasjes. Pas hetimeve, rezulton që në 12 qershor,  tre shtetas e kanë mbytur 26-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar për ta inskenuar si vetëvrasje.


Autorët e dyshuar të vrasjes janë identifikuar Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç. Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën fillimisht viktima ka pasur një romancë dhe më pas autori Bleti Angjon.


Comments are closed.