Take a fresh look at your lifestyle.

Vritet 75-vjeçari në lokalin e tij në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes – Lajmet e fundit



Vritet 75-vjeçari në lokalin e tij në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 75-vjeçari Lulash Qepuri, i cili është qëlluar 4 herë me armë në lokalin e tij.


I moshuari i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në trup katër herë me shotgun, ndërkohë që ai i është kundërpërgjigjur me kallashnikov, duke qëlluar 16 plumba.


Fillimisht i moshuari është dërguar në spital, ku dhe ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.


Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen. /abcnews


Comments are closed.