Take a fresh look at your lifestyle.

36-vjeçari nga Fushë Kosova i bën presion gruas ta lërë punën në qendrën e masazhit, ajo do divorcin

Vendimi për t’i dhënë fund marrëdhënies martesore, shpesh herë nuk mirëpritet nga dy partnerët. Në shumë raste burrat refuzojnë kategorikisht këtë gjë, duke mos i lënë rehat bashkëshortet e tyre të cilat duan ta vazhdojnë jetën larg tyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundi me një çift në Fushë Kosovë, ku si pasojë e rrjedhës së ngjarjes, ata kanë përfunduar në stacion policor.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 19-vjeçarja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj 36-vjeçar, gjë e cila ka bërë që ky i fundit të shkojë në vendin ku punon ajo dhe ta  ti bej presion asaj.

I riu qoi dore ne vajzen deri në alivanosje të dashurës pasi dolën nga moteli

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici ku ka deklaruar se po shqetësohet vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, i cili i bën presion vetëm për shkak se ajo ka shprehur dëshirën që të ndahet nga ai.

Por këto i ka mohuar i dyshuari, i cili gjatë intervistimit nga hetuesit policorë ka thënë se ai ka kërkuar nga bashkëshortja e tij që ta lërë punën në qendrën e masazhit dhe kjo është arsyeja pse ai ka shkuar në vendin e saj të punës.

Sipas tij, nuk ka asnjë problem me bashkëshorten dhe e respekton vendimin e saj për shkurorëzim, duke thënë se ajo mund të vazhdojë jetesën në banesën ku bashkëjetonin tash e një kohë./sinjali

Comments are closed.