Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur për dy raste të vjedhjes që kanë ndodhur në dy prej xhamive në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 06:48 në xhaminë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150 euro të gatshme”.
Ndërsa rasti i dytë i vjedhjes është kryer po ashtu të shtunën rreth orës 11:00 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, ku imami i kësaj xhamie ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, duke e dëmtuar-thyer arkën e xhamisë dhe kanë vjedhur 5 euro. Po ashtu të njëjtit kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë,
Të dy rastet janë në procedurë hetimore. /Zëri
Comments are closed.