Take a fresh look at your lifestyle.

Liverpooli barazon ndaj Wolvesit – Lajmet e fundit



Liverpooli barazon ndaj Wolvesit


Sport
January 07, 2023 – 22:59

Lajmet e fundit nga Sporti

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Wolvesit në 1/32 e finales së FA Cup.


Ishte portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ai i cili ia humbi fitoren ekipit të tij me dy reagime amatoreske në golat e mysafirëve.


“Ujqërit” kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të, pas një pasimi të Alisson që shkon në këmbët e Guedes, e i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.


Barazimi erdhi në minutën e 45-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për mrekulli për Darwin Nunez, i cili realizoi gol të bukur.


Mohamed Salah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 52-të, duke e përmbysur kështu rezultatin.


Por, Hwang Hee-Chan barazoi shifrat në minutën e 67-të. Edhe në këtë rast, Alisson Becker reagoi në mënyrë të ngathtë, duke e vulosur një natë për t’u harruar për të.


Kësisoj, duhet të luhet edhe një ndeshje tjetër mes Liverpoolit dhe Wolvesi për ta përcaktuar ekipin që kualifikohet në 1/16 e finales në këtë kompeticion.


Comments are closed.