Take a fresh look at your lifestyle.

Abdullahu i PDK-së: Kurti paranojak, mendon se SHBA-ja po i përgatit kurth – Lajmet e fundit



Abdullahu i PDK-së: Kurti paranojak, mendon se SHBA-ja po i përgatit kurth




Deputeti i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti vazhdon të ketë qasje jo të duhur ndaj Amerikës, duke shtuar se edhe vendimet për veriun e Kosovës Kurti i sheh si kurth nga SHBA-ja.


Abdullahu më tej ka thënë se Kurti madje dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas, “si të tjerët para tij”, duhet të bëjë lëshime “të dhimbshme”.


“Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të LVV-së dhe Kurtit tash e shumë vjet për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë.


Sigurisht SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët”, shkroi ai.


Ai madje tha përdori një shprehje si “shqiptarët thonë se për tutcanin s’ka hajmali”, duke vazhduar të pyesë se “a ka ndonjë ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmojë qeveritarët e sotëm”. /Zëri


Comments are closed.