Take a fresh look at your lifestyle.

Rrugët e Londrës shndërrohen në lumenj, 60 zjarrfikës në ndihmë të qytetarëve: Banorët të largohen nga zona – Lajmet e fundit



Rrugët e Londrës shndërrohen në lumenj, 60 zjarrfikës në ndihmë të qytetarëve: Banorët të largohen nga zona


Bota
August 08, 2022 – 18:18

Disa rrugë në Londër janë mbyllur të hënën, pasi një tubacion kryesor i furnizimit me ujë ka shpërthyer, duke shkaktuar kështu përmbytje.


Katër persona janë shpëtuar ndërsa 50 prona janë dëmtuar si pasojë e ngjarjes.


Një video e publikuar nga The Indipendent tregon se si në Hornsey dhe Tollington Road në Holloway, në lagjen Islington në veri të Londrës, gomat e makinave janë të zhytura thuajse tërësisht në ujë.


Ekuipazhet e Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës kanë deklaruar se tetë makina dhe 60 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për të vënë nën kontroll situatën.


“Qytetarët këshillohen të largohen nga zona. Zjarrfikësit janë duke përdorur barrierat për të devijuar ujin nga rruga”, deklaruan ata. /balkanweb 


Comments are closed.