Take a fresh look at your lifestyle.

Aktakuzë ndaj ish-deputetit Shkumbin Gashi dhe shtatë të tjerëve lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 – Lajmet e fundit



Aktakuzë ndaj ish-deputetit Shkumbin Gashi dhe shtatë të tjerëve lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021Foto: Laura Hasani




Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë kundër ish-deputetit Shkumbin Gashi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe shtatë të tjerëve, në lidhje me Zgjedhjet e Parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurt 2021.


Sipas PSRK-së, shtatë prej të akuzuarve ngarkohen për veprat penale: “Keqpërdorim i të drejtës së votimit”, e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe “Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes”, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 të KPRK-së.


“Në mesin e të akuzuarve janë: Sh. G. ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj”, thuhet në njoftim.


Prokuroria njofton se të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit. duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë.


“Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor. Ky veprim kriminal i grupit të të pandehurve ka pasur për qëllim sigurimin e votave për kandidatin – të pandehurin Sh. G., megjithatë, i njëjti nuk ka siguruar vota të mjaftueshme për të marr mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. /BetimipërDrejtësi


Comments are closed.