Take a fresh look at your lifestyle.

Armend Zemaj: Nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal – Lajmet e fundit



Armend Zemaj: Nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal




Ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe deputetëve Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi të kësaj partie janë kërcënuar.


Deputeti Armend Zemaj në Kanal 10 ka thënë se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve.


Zemaj ka thënë se rastin ua kanë besuar organeve të sigurisë dhe nuk janë te interesuar ta marrin drejtësinë në dorë, por sipas tij nëse evidentohen me saktësi se planifikuesit janë shqiptarë do të përballen me ta edhe personalisht.


“Në fund të fundit edhe siç e thotë populli: “Dy duar janë për një kokë”. Pra nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal, të ju them të drejtën. Nëse organet e evidentojnë se ata janë shqiptarë, ata (planifikuesit e atentatit) duhet ta kenë edhe një përgjigje pse e kanë marrë këtë veprim, edhe para drejtësisë edhe para drejtësisë së Zotit. Nuk munden mu anashkalua këto gjëra”.


“Është shumë e rëndë që kur nuk i ke borxh askujt, dikush dëshiron të eliminojë fizikisht vetëm pse je oponent politik. Është tepër e rëndë vetëm ta mendosh në aspektin personal”, deklaroi tutje Zemaj.


Comments are closed.