Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj, rrahu gruan dhe vajzën – Lajmet e fundit



Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj, rrahu gruan dhe vajzën




Sot, në ora 01:00 të mëngjesit policia në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.


Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.


“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar Dhunë në familje”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.