Take a fresh look at your lifestyle.

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë – Lajmet e fundit



Bashkëshortja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë




Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, përfaqësuesit politik të UÇK-së, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë.


Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social Facebook, Sevdije Krasniqi tha se mbështet nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.


Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë.


Comments are closed.