Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet babai që tentoi të vriste djalin e tij në Bardhosh – Lajmet e fundit



Arrestohet babai që tentoi të vriste djalin e tij në Bardhosh




Një 65-vjeçar është arrestuar të enjten në Bardhosh të Prishtinës.


Sipas Policisë rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ku i dyshuari ka goditur në kokë viktimën që dyshohet se është djali i tij, me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Zeri.info.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, FLora Ahmeti.


“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë”, ka thënë Ahmeti.


Ajo shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë për këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar mashkull 65 vjeç. /Zëri


Comments are closed.