Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet në flagrancë personi që shantazhonte një femër me publikimin e fotografive në rrjetet sociale – Lajmet e fundit



Arrestohet në flagrancë personi që shantazhonte një femër me publikimin e fotografive në rrjetet sociale




Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shantazhuar një femër duke ia kërkuar 1500 euro ose do t’i publikonte fotografitë degraduese të saj në rrjetet sociale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas zbatimit të Masave të Fshehta të Hetimit dhe Vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë-Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”, nga, ngase i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500.00 € ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.



“Të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale.Personi me inicialet E.H., është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.