Take a fresh look at your lifestyle.

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, vendos goli i Rrahmanit – Lajmet e fundit



Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, vendos goli i Rrahmanit


Sport
September 04, 2022 – 22:08

Lajmet e fundit nga Sporti

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit i ka takuar skuadrës nga Suhareka.


Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ishte nikoqire e Ballkanit sonte.


Ndeshja e vlefshme për javën e pestë kampionale i takoi Ballkanit 0:1.


Ishte Albion Rrahmani, ai i cili me një gol të bukur në minutën e 45-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Ilir Dajës.


Ndeshja nga fillimi e deri në fund ishte e tensionuar me shumë raste, por që në fund fituan mysafirët.


Pas pesë ndeshjeve, Ballkani ka nëntë pikë në vendin e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.


Kurse, Prishtina ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.


Comments are closed.