Take a fresh look at your lifestyle.

Banorja e BBV tregon që fiton 6-7 mijë euro në muaj! Po çfarë pune bën??

Banorët kanë biseduar me njëri-tjetrin për profesionet e tyre dhe projektet që kanë bërë gjatë karrierës Kejvina Kthella punon si modele në Shqipëri dhe Itali ajo u ka treguar konkurrentëve sa paguhet nga kjo punë:“Minimumi 6000-7000€ në muaj marr disa kontrata”.

Ndërsa Tea ka folur për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen” ajo ka treguar për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”.

Si duket hatërmbetjet dhe sherri mes vajzave, Efit dhe Kejvinës, s’ka për të përfunduar pas përplasjes për cigaret, sërish modelja ka “shpërthyer” ndaj ish-konkurrentes së Përputhen.

Gjatë një bashkëbisedimi me banoren tjetër të shtëpisë, Tean, Kejvina është shprehur se diferenca mes saj dhe Efit është tepër e dukshme modelja tha se kur ish-konkurrentja ka qenë duke “ngrënë fara”, ajo ka qenë duke shëtitur botën.

“Duket diferenca sa hap gojën, edukata më tha ai muae ka provokuar Luisi nuk ma mbush dot ti mendjen o gocë, se kur ke qenë ti duke ngrenë fara poshtë pallatit, unë kam qenë duke shëtitur botën”, i tha Kejvina Teas për Efin.

Ndërkohë, kujtojmë se sherri i fundit mes vajzave ka qenë jo më larg se dy ditë më parë e gjitha filloi për cigaret, ku Efi akuzoi Kejvinën se i kishte pirë të gjitha cigarat të cilat i kishte fituar.

The post Banorja e BBV tregon që fiton 6-7 mijë euro në muaj! Po çfarë pune bën?? appeared first on InfoKosova.

Comments are closed.