Take a fresh look at your lifestyle.

Barrikadat hiqen nga mëngjesi i së enjtes, thotë Vuçiqi – Lajmet e fundit



Barrikadat hiqen nga mëngjesi i së enjtes, thotë Vuçiqi




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.


“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, shkruan REL.


Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin


Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.


Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”.


Comments are closed.