Take a fresh look at your lifestyle.

Vuçiq: Kemi garanci se kërkesat tona për heqjen e barrikadave do të plotësohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha se janë dhënë garanci se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave do të plotësohen.

Aleksandar Filipoviq, deri vonë shef i operacioneve në veri të Kosovës, ka shpjeguar se pse serbët janë larguar nga institucionet. Tutje, ai tha se shqiptarët deklarojnë se në të gjithë veriun ka kriminelë, gjë që sipas tij nuk është  vërtetë.

Ai tha më tej se në veri nuk ka asnjë shenjë të shtetësisë së Kosovës. “Nuk kanë asnjë element shtetësie. Ata nuk zbatojnë as pushtetet, as ligjin. Pra, mendimi im, dhe unë ndaj mendimin e kolegëve të mi, është se presidenti ishte shumë i butë. Çfarëdo garancie që japin këta nga perëndimi, ne e dimë se sa lehtë i shkelën. Ata nuk i përmbaheshin asnjë shkronje. Mendimi im dhe i policëve të mi është se nëse i heqim barrikadat do të na gjuajnë si lepuj”, tha Filipoviqi.

Ndërkaq, i ashpër u tregua presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndaj deklarimit të tij. Ai pyeti atë se si do t’ua sqarojnë atyre me të cilët janë dakorduar gjatë ditës faktin se barrikadat nuk janë hequr.

“Po të pyes se çka përfitojmë ne? Qëndroni në barrikada nesër… si t’ua sqarojmë atyre që i plotësuan pothuajse të gjitha kërkesat tona. Nëse u themi se nuk ju besojmë, atëherë me kë do të bisedojmë nesër? Para se të luftojmë, të provojmë të bisedojmë. Flet gjëra që njerëzve u pëlqen të dëgjojnë. Por unë po të pyes, a dëshiron që nesër të mbash arkivolin e dikujt, apo do të më telefononi që t’ua zgjidh problemet”, tha Vuçiqi.

Më pas, transmetimi direkt u ndërpre dhe takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit serbë të Kosovës vazhdoi me dyer të mbyllura. Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, nisi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave. Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”.

Comments are closed.