Take a fresh look at your lifestyle.

Basha: Në dy shkollat e SHBA-së mësova të shkruaja e të lexoja, në Kosovë bënim hartime – Lajmet e fundit



Basha: Në dy shkollat e SHBA-së mësova të shkruaja e të lexoja, në Kosovë bënim hartime




Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka treguar në Prime Time se në fakultetet e SHBA-së që ka studiuar ka mësuar të mësoj e të lexoj, madje edhe për filozofinë.


“Kryeministri Kurti nuk më ka marrë mua për shkak të shkollës së mesme. Unë nuk mujë me thanë që vlera dhe kapicetit jem intelektual është si pasojë i shkollës së mesme. Unë po të kallxoj që në shkollë të mesme, asnjë sen. Na kemi shku aty me fletore edhe i kemi majtë ka dy tri orë. Dy shkolla i kam kryer në Amerikë”, shtoi më tej Basha.Basha ka theksuar se gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm në Kosovë nuk ka mësuar asnjë gjë.


‘Në SHBA përkatësisht në New York kemi mësu edhe me shkru edhe me mendu, aty e kam mësuar edhe filozofinë edhe me qenë mendje hapur ndaj temave të ndryshme. Na kemi bërë hartime në Kosovë, dhe kur kam shku atje këto s’kanë vlejtë asgjë”, tha Basha në Kanal .


Derisa ka shtuar se në SHBA ka kryer dy shkolla.


 “Në The Neë School for Public Engagment, është shkollë privat ku kam marrë bursë 55 mijë dollarë burs, për shkak të notave të mira që kam pasur në fakultet. Ndërsa magjistratura ka kushtuar dikun përmbi 70 mijë dollarë”, tha Basha.


Comments are closed.