Take a fresh look at your lifestyle.

BE dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai ka dënuar rastin dhe ka potencuar se autoritetet duhet ta hetojnë plotësisht këtë rast.

“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.

Ndryshe, dje në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar personin e dyshuar.

Comments are closed.