Take a fresh look at your lifestyle.

Begaj: Dakordimi mes Kosovës e Serbisë, garanci për paqen e stabilitetin e rajonit – Lajmet e fundit



Begaj: Dakordimi mes Kosovës e Serbisë, garanci për paqen e stabilitetin e rajonit




Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar aneksin e marrëveshjes.


Ai ka thënë se ky dakordim është një garanci për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE, raporton Zeri.info.


“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët.


Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkroi Begaj në Facebook. /Zëri



Comments are closed.