Take a fresh look at your lifestyle.

Bërnabiqi i kundërpërgjigjet Osmanit: Serbët do të fitojnë, Kurti do të dështojë – Lajmet e fundit



Bërnabiqi i kundërpërgjigjet Osmanit: Serbët do të fitojnë, Kurti do të dështojëFoto: Laura Hasani




Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri, nga bandat kriminale atje.


Sipas Brnabiqit, serbët do të triumfojnë kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të dështojë.


“Më në fund, jam plotësisht dakord me Osmanin: do të fitojë demokracia dhe shteti i së drejtës. Prandaj barrikadat, serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (që ju ua keni hequr), të drejtën e tyre për një proces të drejtë (të cilën ju ua keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të fitojnë dhe Kurti do të dështojë”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.


Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka thënë sot se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.


“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar”, shkroi ajo.


Comments are closed.