Take a fresh look at your lifestyle.

Grupi i Tiranës në VV ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se grupi i Tiranës në VV ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës.

Abdixhiku tha se “këto qëndrime po bëhen vendime qeveritare”.“Grupi i Tiranës brenda VV-së ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Ato qëndrime po bëhen edhe vendime qeveritare. Po e sulmojnë NATO-n edhe zyrtarët amerikanë”, tha Abdixhiku.

Zhvillimet e fundit në veri në vendit me vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë Abdixhiku i vlerësoi si një situatë e rëndë.

Abdixhiku tha se situata është e atillë që institucionet e Kosovës, kanë vështirësi për të shtrirë pushtetin atje.

Sipas tij vendi ynë gjithmonë ka zgjedhur që provokimeve t’i përgjigjet në koordinim me aleatët.

“Rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët tanë”, tha ai.

Sipas tij tani është situatë e rëndë në veri.

“Është vazhdimësi e provokimeve të Serbisë tash e dy muaj, gjithsesi të paralajmëruara nga komuniteti ndërkombëtar tek ne nga partnerët dhe aleatët tanë, por që fatkeqësisht Kosova nuk ka arritur t’i përballojë me mençuri dhe maturi”, tha ai për RTK Prime.

Ai tha se LDK është përkrahëse e institucioneve, kur është në pyetje Kosova.

Sipas tij, Kosova me Serbinë duhet të flas për marrëveshjen përfundimtare.

“Ne duhet të mbyllim çdo çështje sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve si dy shtete të pavarura dhe më pas të hapim kapituj”, tha ai.

Duke folur për dy ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, atë për zyrtarët publikë dhe Ligjin e pagave, Abdixhiku ka paralajmëruar se LDK do të dërgojë të Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarë publikë.

“Do të dërgojmë ligjin për zyrtarë publikë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Sipas tij Ligjit për paga i mungon koeficienti, edhe pse buxheti është ndarë.

Comments are closed.