Take a fresh look at your lifestyle.

Mbyllja e kufirit, MPJD-ja thirrje të rëndësishme për bashkatdhetarët që janë nisur drejt Kosovës – Lajmet e fundit



Mbyllja e kufirit, MPJD-ja thirrje të rëndësishme për bashkatdhetarët që janë nisur drejt Kosovës




Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), u ka bërë thirrje të gjithëve që janë duke udhëtuar drejt Kosovës përmes Serbisë, që t’i ikin pikës kufitare në Merdar dhe të shfrytëzojnë të tjera.


MPJD-ja përmes një deklarate ka thënë se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë”.


“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.


Ndërkohë, ministria ka dhënë informacion për pikat e tjera nga mund të kalojnë. /Zëri



Comments are closed.