Një person dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i një ndërtese në Pejë, ku edhe ka humbur jetën.
Vdekjen e një personi të moshës 30 vjeç e ka konfirmuar edhe Polciia e Kosovës për rajonin e Pejës, por pa dhënë shumë detaje.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi se hetimet janë duke u kryer për rastin kurse vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Rreth orës 21:16, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Mbreit Pirro’ një person ishte i shtrirë në rrugë”, tha Gashi.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe emergjenca e QMF-së.
“Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente policore”, tha Gashi.
Rasti ka ndodhur rrugën “Sadri Kelmendi” në Pejë. Nga informacionet ende të pakonfirmuara, pretendohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Comments are closed.