Take a fresh look at your lifestyle.

Bindet Turqia më në fund tërheq veton: Finlanda dhe Suedia drejt anëtarësimit në NATO – Lajmet e fundit



Bindet Turqia më në fund tërheq veton: Finlanda dhe Suedia drejt anëtarësimit në NATO


Bota
June 29, 2022 – 00:15

Turqia ka rënë dakord më në fund që të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë, tha presidenti finlandez.


Presidenti i Finlandës Niinisto tha se vendimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.


Më herët presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Suedisë dhe Finlandës në samitin e krerëve të NATO-s në Madrid.


Gatishmëria e Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO është një lëvizje domethënëse pas kundërshtive të shprehura fillimisht nga presidenti Erdogan.


Në maj, Ankaraja i akuzoi ato për mbrojtjen e terroristëve kurdë.


“Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund t’u besojmë atyre?” tha Erdogan në atë kohë.


Ndërkohë deklarata e presidentit të Finlandës thotë se “si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të angazhohet plotësisht ndaj dokumenteve kundër terrorizmit dhe politikave të NATO-s”.


Agjencia e lajmeve AFP raportoi se presidenca turke “mori atë që donte” nga bisedimet në Madrid. /a2cnn


Comments are closed.