Take a fresh look at your lifestyle.

Borrell përfundon takimin me Kurtin dhe nis me Vuçiqin

(I plotësuar) Takimi në mes kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar dhe tanimë ka nisur takimi në mes Borrell dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi pritet të mbahet takimi i përbashkët.

………………..

Nis takimi Borrell-Kurti

Tanimë ka nisur takimi në mes kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Borrell do të takohet ndaras edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e më pas pritet takimi i përbashkët.

…………………..

Borrell pret sot Kurtin e Vuçiqin

Bashkimi Evropian ka njoftuar se sot do të mbahet takim i nivelit të lart në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Borrell do të presë Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, u tha në njoftimin e BE-së.

Vetë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Tëitter u shpreh se ka ardhur koha që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar të gjithë vendimin e Qeverisë për targat.

Comments are closed.