Deputetët e PDK-së kritikojnë presidenten Osmani për mosreagim ndaj dënimit të Salih Mustafës – Lajmet e fundit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është shprehur i indinjuar me vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e Salih Mustafës-Calit.
Ai ka mirëpritur reagimin e kryeministrit Albin Kurti, teksa ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani që nuk ka reaguar fare, raporton Zeri.info.
“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”, shkroi ai.
Për mosreagimin e Osmanit ka reaguar edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ardian Kastrati, i cili ka kritikuar atë që s’përmendi UÇK-në dhe ish-krerët e saj që po mbahen në Hagë.
Kastrati ka thënë se dikush duhet të i tregojë Osmanit që të mos vazhdojmë me këto inate kundrejt pjestarëve të UÇK-së.
“Ama dikush më i pjekur në rrethin e saj duhet ta këshilloj se pezmi te ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre po rritet shumë. Nëse vazhdon me këto fjalime ajo mund të nxis konfikte serioze mes shqiptarëve me pasoja të pallogaritshme. Kjo këshillë e përkthyer në rezultat do ti bënte mirë Vjosa Osmanit, shoqërisë e krejt vendit”, shkroi ai në Facebook. /Zëri
Comments are closed.