Take a fresh look at your lifestyle.

Dukem femër e fortë, por jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im

Olta Gixhari ka folur sot për familjen e saj në “Big Brother VIP” dhe se sa e rëndësishme është për të. Shumë pak dihet për bashkëshortin e Gixharit, por për aktoren ai ka një ndikim të madh tek ajo, aq sa thotë se është e varur ‘psikologjikisht’ nga ai.

Çdo vendim që merr, aktorja thotë se ka nevojë për fjalën e tij “Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vijë këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë.

Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh.

Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai,”- është shprehu aktorja e cila eshte nje nga banoret me te forta te shtepise.

Comments are closed.