Take a fresh look at your lifestyle.

Siri: Shembet ndërtesa, vdesin 16 persona – Lajmet e fundit



Siri: Shembet ndërtesa, vdesin 16 persona


Bota
January 22, 2023 – 23:53

16 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese në Alepo të Sirisë.


Në mesin e 16 viktimave kishte edhe fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv


Ndërtesa pesëkatëshe u shemb derisa banorët ishin duke fjetur.


Sipas autoriteteve brenda objektit jetonin shtatë familje me gjithsej 35 persona.


Ministria e Brendshme njoftoi se ende nuk dihet nëse ishin të gjithë banorët e ndërtesës në momentin tragjik.


Në ndërkohë ende po vazhdojnë operacionet për kërkimin e personave nën rrënoja.


Comments are closed.