Take a fresh look at your lifestyle.

Dyshohet se ra nga një lartësi, vdiq një burrë në Obiliq

Një person ka vdekur sot në komunën e Obiliqit, si pasojë e plagëve të marra, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

Comments are closed.