Take a fresh look at your lifestyle.

Emigrimi dhe lindshmëria-faktorë të zvogëlimit të numrit të nxënësve – Lajmet e fundit



 Emigrimi dhe lindshmëria-faktorë të zvogëlimit të numrit të nxënësveFoto: Arkiv




Ulja e lindshmërisë në Kosovë për 21 për qind dhe emigrimi prej mbi 370 mijë banorëve për 15 vjet, kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve në shkolla me theks në zonat rurale.


Madje nga ky fakt shumë prej paraleleve edhe janë mbyllur. E në disa fshatra mësimi vazhdon të zhvillohet edhe me vetëm 8 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët.


Objekt shkollor i ndërtuar në vitin 1946, i ka mbijetuar kohës mbi 7 dekada. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me numrin e nxënësve.


Shkolla amë në fshatin Zhiti “Sami Frashëri” ka funksionuar me paralelet e saj të ndara në fshatin Murgull, Sylevicë dhe Tërrnavicë, në të cilat përgjatë viteve kanë zhvilluar mësimin mbi 300 nxënës.


Por tani të tri paralelet shkollore janë të mbyllura, e shkolla amë në fshatin Zhiti numëron vetëm 8 nxënës.


Arsimtari lëndor i biologjisë Muhamet Rashiti me përkushtim u shpjegon metodën e re kurrikulare për zhvillimin e njësisë mësimore nga kjo këndë “Veshi dhe dëgjimi”, edhe pse kjo klasë e shtatë numëron vetëm 2 nxënës.


Në këtë shkollë mungojnë paralelet për klasën e 1, të 2 të 5-të dhe të 9-të.


Shkaqet për këtë janë shpërngulja e banorëve të fshatit në zona urbane brenda Kosovës, por edhe emigrimi. Tani në Zhiti jetojnë vetëm 4 familje.


Doktori i shkencave të gjeografisë dhe demografisë Sami Behrami në studimin e tij shkencor “Sfidat në zhvillimin demografik të Kosovës dhe ndikimi i tyre në sistemin arsimor”, paraqet se nga viti 2000 deri në vitin 2019 nga Kosova kanë emigruar mbi 371 mijë banorë, me mesatare prej rreth 20 mijë banorë në vit.


E gjithë kjo ka ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër shkolla.


Në një distancë prej 15 vjetësh në Kosovë ka mbi 10 mijë nxënës më pak në një gjeneratë, e cila gjë lidhet edhe me uljen e lindshmërisë në Kosovë.


Nga ulja e lindshmërisë dhe emigrimi në Kosovë përgjatë 2 dekadave janë 5 mijë e 300 paralele shkollore më pak.


Comments are closed.