Sport
September 07, 2022 – 23:29
Lajmet e Fundit nga Sporti
Klubi i madh turk, Galatasaray ka konfirmuar se po synon huazimin e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës.
Këtë e ka bërë të ditur klubi turk nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.
Galatasaray ka njoftuar se ka nisur bisedimet me klubin anglez, Norwich City për të kompletuar transferimin e përkohshëm të sulmuesit vushtrrias.
“Kanë nisur bisedimet zyrtare me klubin futbollistik Norwich City për transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Milot Rashica në klubin tonë”, njofton Galatasaray në Facebook.
26-vjeçari është pjesë e Norwich Cityt që nga viti 2021 kur u transferua nga Werder Bremen.
Rashica në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Vitesse e Vushtrria.
Comments are closed.