Take a fresh look at your lifestyle.

Gjashtë qytetarë u sulmuan dje në veri, Policia jep detaje – Lajmet e fundit



Gjashtë qytetarë u sulmuan dje në veri, Policia jep detajeFoto: Laura Hasani




Si pasojë e tensioneve të djeshme në veri të vendit, në dy raste të ndara, gjashtë qytetarë janë sulmuar nga persona të panjohur, të cilët kishin bllokuar rrugët.


Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Leshak të Leposaviqit, ku sipas Policisë tri viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë – Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar, të cilët kishin vendosur barrikada.


Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është nën hetime.


Rasti i dytë ka ndodhur në Jarinjë, ku tri viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë – Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur, me ç‘rast janë sulmuar edhe fizikisht.


“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri


Comments are closed.