Take a fresh look at your lifestyle.

​Veriu i vendit, vendosen pankarta “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”

Mëngjesi i sotëm në veri të vendit ka gdhirë me billborde e pankarta të vendosura nëpër lokacione të ndryshme ku shkruan “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ato ndodhen nëpër hyrje/daljet e katër komunave veriore ndërsa janë vendosur edhe në sheshet kryesore të këtyre qyteteve.

KosovaPress ka provuar te kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por ai nuk është përgjigjur!

KosovaPress ka provuar te kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por ai nuk është përgjigjur.

Serbët dje kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia. Pas kërkesës së Ambasadës amerikanë në Kosovë. kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri.

Comments are closed.