Take a fresh look at your lifestyle.

Gjermani- Greqi, marrëveshje për furnizimin e Ukrainës me automjete luftarake

Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje me Greqinë për t’i siguruar Ukrainës më shumë automjete të blinduara luftarake të këmbësorisë.

”Greqia do të furnizojë Ukrainën me 40 automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1 të dizajnuara nga sovjetikët, ndërsa Athina do të marrë 40 automjete luftarake këmbësorie Marder nga stoqet industriale gjermane”, theksoi ministria e Mbrojtjes.

”Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht dhe homologu i saj grek Nikolaos Panagiotopoulos kanë arritur një marrëveshje, me fillimin e menjëhershëm të zbatimit”, theksoi ministria.

”Arsyeja pas marrëveshjes është se ukrainasit do të pajisen me sisteme sovjetike wshtw pasi ata nuk kanë nevojë për trajnime të mëtejshme”, tha ministria.

Comments are closed.