Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e demonstruar në shërbim të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Falënderim të madh për Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre të vendosur për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani, raporton Zeri.info.
“Ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur përmes punës së palodhshme dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani. /Zëri
Comments are closed.