Take a fresh look at your lifestyle.

Gjilan: Rrihet nga partneri, policia konfiskon armë dhe fishekë në shtëpinë e tij – Lajmet e fundit



Gjilan: Rrihet nga partneri, policia konfiskon armë dhe fishekë në shtëpinë e tij




Një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj me të cilin kishte bashkëjetuar afro 3 muaj.


Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 24.06.2022, rreth orës 21:30 në Gjilan, raporton Zeri.info.


“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar tre(3) muaj. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar banesa e të dyshuarit dhe është gjetur dhe konfiskuar :një pistoletë, karikatori me gjashtë fishekë si dhe dy pako me fishekë- gjithsej 56 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri


Comments are closed.