Take a fresh look at your lifestyle.

​Hoti në Merdare, takon edhe njësitë patrulluese në terren

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, në natën e ndërrimit të motmoteve ka vizituar zyrtarët policorë në detyrë të cilët janë duke garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin.

Hoti vizitoi pikën kufitare në Merdare, stacionin policor “Jugu ” në Prishtinë dhe njësitet patrulluese në terren.

Hoti tha se qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë pak momente festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale.

Hoti, në emër të Policisë së Kosovës, uroi të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e po ashtu të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe garantoi mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

Comments are closed.