Take a fresh look at your lifestyle.

Humolli: BE-ja s’e njeh Kosovën, po i jepet mesazh i gabuar Serbisë – Lajmet e fundit



Humolli: BE-ja s’e njeh Kosovën, po i jepet mesazh i gabuar Serbisë




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka thënë se Kosova nuk mund të armiqësohet lehtë me bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka kritikuar BE-në që ende nuk e njeh Kosovën si shtet.


Duke folur në Pressing Humolli ka thënë se popullata serbe nuk mund të bindet që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, kur edhe BE e trajton si të tillë.


“Përderisa BE e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, si pjesë të rezolutës 1244, si do të bindet popullata serbe që Kosova nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë ai.


Humolli tha se BE-ja po i jep mesazhe të gabuara Serbisë.


“BE-ja nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ajo po i jep një mesash të gabuar Serbisë. BE po e fuqizon politikën shoveniste, politikën pasardhëse të Milloshveqit”, ka thënë ai.


Deputeti ka thënë se SHBA-ja dhe shtetet e BE-së e konsiderojnë Kosovën të pavarur dhe sovrane.


“Konsideroj që SHBA e kanë konsideru Kosovën të pavarur dhe sovrane. Shtetet anëtare të BE-së, po ashtu e konsiderojnë të pavarur dhe sovrane”, ka thënë ai. /express


Comments are closed.