Take a fresh look at your lifestyle.

Inflacioni në Gjermani pritet të jetë i lartë edhe për dy vitet e ardhshme – Lajmet e fundit



Inflacioni në Gjermani pritet të jetë i lartë edhe për dy vitet e ardhshme


Bota
December 24, 2022 – 19:00

Inflacioni ka të ngjarë të mbetet i lartë edhe për dy vjet të tjera në Gjermani. Kështu u shpreh të shtunën kreu i këshillit të ekonomistëve që këshillon qeverinë gjermane, Monika Schnitzer,


Sipas saj, kompanitë kanë kosto më të larta të inputeve dhe në disa raste i ekzagjerojnë ato, shkruan Reuters.


“Inflacioni do të jetë gjithashtu një problem në vitin 2024, dhe vetëm pas kësaj ne ndoshta do ta shohim atë të kthehet në 2%,” është shprehur Monika Schnitzer.Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur më tej kostot tashmë në rritje për ushqimin dhe energjinë, duke e shtyrë inflacionin në Gjermani në rritjen më të shpejtë që nga fillimi i viteve 1950.


Bundesbank ka paralajmëruar se edhe një kufi i planifikuar i çmimit të gazit dhe energjisë elektrike mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ulur inflacionin./euronews.al


Comments are closed.