Take a fresh look at your lifestyle.

Inspekcioni rrënon një objekt pa leje brenda tregut me shumicë në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit në kryeqytet të hënën ka rrënuar një objekt afarist të ndërtuar pa leje në pronë shoqërore brenda Tregut me shumicë.

Siç njoftohet inspektorët e ndërtimit e kanë paralajmëruar palën për mos zhvillim të punimeve, por ky i fundit nuk e kishte respektuar këtë vërejtje.

Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht, inspektorët e Sektorit të Ndërtimit, me kohë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë paralajmëruar palën për mos zhvillim të punimeve, mirëpo pala ka vazhduar me punë pavarësisht vërejtjeve të inspektorëve çfarë ka sjellur edhe reagimin – rrënimin e objektit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspekcionit ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit që të jenë bashkëpunues me inspektorët e kryeqytetit dhe t’i përfillin kërkesat dhe këshillat e tyre profesionale dhe ligjore.

Comments are closed.